Shtohen kontrollet dhe masat administrative nga AKU – Rreth 400 inspektime dhe 25 paralajmërime në të gjithë vendin gjatë 24 orëve të fundit
Trupat inspektuese të AKU kanë kryer gjatë 24 orëve të fundit 384 inspektime dhe monitorime edhe si pjesë e Task-Forcës Anti-Covid ku grupet e Task-Forcës këmbëngulin pa asnjë tolerancë në plotësimin me përpikëri të Protokolleve të sigurisë për mospërhapjen e Covid-19.
Sipas njoftimit gjatë inspektimeve janë dhënë 25 masa paralajmëruese në biznese, në vijim për mos pajisje me librezë shëndetësore, ambiente të magazinës të pa sistemuara, mungesë ventilimi, rinovim të analizave të ujit etj. si dhe bazuar në Planin e Marrjes së Mostrave janë marrë 31 mostra në analizim të fruta-perimeve për mbetje pesticide
AKU është e pranishme çdo ditë në terren në garantim të sigurisë ushqimore dhe mbrotjes së shëndetit të konsumatorëve.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.