Shtohen kontrollet nëpër biznese dhe lokale – AKU kryen mbi 400 inspektime gjatë 24 orëve të fundit
Gjatë ditës së sotme trupat inspektuese të AKU-së kanë kryer 417 kontrolle dhe monitorime gjatë 24 orëve të fundit edhe si pjesë e Task-Forcës Anti-Covid duke vijuar kështu me monitorime në çdo biznes për të këmbëngulur mbi zbatimin e protokolleve të sigurisë për të shmangur përhapjen e virusit.
Sipas njoftimit gjatë inspektimeve janë dhënë 20 masa më paralajmërim në biznese ushqimore, për ambiente të pa sistemuara, për mos rinovim të analizave të ujit, mungesë të shërbimit 3D etj. ndërsa referuar Planit të Marrjes së Mostrave janë marrë 16 mostra në monitorim të qumështit dhe në perime për analizim të mbetjeve pesticide.
Autoriteti Kombëtar i Ushqimit do të vijojë pa ndaluar në garantim të sigurisë ushqimore dhe shëndetit të konsumatorëve.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.