Shtohen polemikat për kufizimet e reja në Madrid ndërsa Spanja ‘lufton’ me një rritje masive të rasteve me COVID-19
Rreth 850,000 njerëzve në Madrid u është thënë të qëndrojnë në shtëpi, ndërsa Spanja lufton me një rritje të madhe të rasteve të koronavirusit. Kufizimet për lirinë e lëvizjes hynë në fuqi të hënën në pjesë të kryeqytetit spanjoll, ku njerëzve u lejohet të largohen nga lagjet e tyre vetëm për nevojat themelore siç janë shkuarja në punë, vajtja te mjeku ose dërgimi i fëmijëve në shkollë.
Ata në zonat e prekura përfaqësojnë 13% të popullsisë së Madridit, tha qeveria lokale. Ato gjithashtu përbëjnë afërsisht 24% të rasteve të zbuluara javën e fundit. Kjo vjen ndërsa numri i përgjithshëm i rasteve të vendit u rrit me më shumë se 14,000 të Premten me Spanjën që pa shpërthimin më të madh në Europë në javët e fundit.
Kufizimet janë në zona me më shumë se 1.000 infeksione për 100,000 banorë dhe do të jenë në fuqi për të paktën dy javë, tha qeveria. Kryeministri i Spanjës Pedro Sanchez tha se kufizimet nuk do të shtrihen në një kthim të bllokimit të rëndë mbarëkombëtar që u pa në mars.
Qindra protestues u mblodhën në disa nga lagjet më të privuara të Madridit të Dielën, shumë prej tyre me maska, për të protestuar ndaj njoftimit të masave të reja. Shumë thuhet se i bënë thirrje Presidentit rajonal Isabel Díaz Ayuso të largohej për vendimin e qeverisë rajonale.
Në Vallecas, një rreth në jug të Madridit, i cili ka një nga nivelet më të larta të infeksionit, protestuesit brohorisnin “Vallecas nuk është një geto” dhe mbanin pankarta duke deklaruar atë që ata e shohin si ndarje të bazuar në klasë.
Tani në një përpjekje për të frenuar përhapjen e virusit, Madridi do të mbyllë parqet dhe kopshtet në zona të caktuara dhe ndërsa dyqanet dhe restorantet do të qëndrojnë të hapura, kapaciteti do të jetë i kufizuar. (EN)
E . S / SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.