Shtohen rastet me COVID-19 në vend – Shkon në 76 numri i personave të prekur
Ministria e Shëndetësisë bën me dije se në 24 orët e fundit janë realizuar edhe 46 testime të reja dhe kjo e çon numrin total të testimeve të kryera në 778.
Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, deri në këto momente janë konfirmuar pozitivë me COVID-19, dhe 6 raste të reja,5 qytetarë nga Tirana të cilët janë raste kontakti me personat e prekur dhe një person nga Fieri po përsëri rast kontakti çka e çon në 76 numrin e të prekurve me COVID-19.
Nga totali i rasteve të prekura 59% i përkasin gjinisë meshkuj dhe 41% jannë femra.
Ndërsa shpërndarja gjeografike vijonë si më poshtë:
- Tiranë 55 raste
- Durrës 5 raste
- Lushnje 2 raste
- Elbasan 2 raste
- Fier 8 raste
- Rrogozhinë 2 raste
- Kavaja 2 raste
Në spitalin infektiv ndodhe 37 pacient, 4 prej të cilëve ndodhen në terapi intensive ndërsa pjesa tjetër e të shtruarve në pavion janë në gjendje të stabilizuar.
Ministria gjithashtu njofton se 2 kontakte të pacientit zero kanë rezultuar negativë pas testit konfirmues që përfundoi mbrëmjen e djeshme edhe pas daljes nga spitali pacientët e rikuperuar duhet të qëndrojnë në vetë-karantinim edhe për 14 ditë të tjera.
N.Xh / SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.