Shtrëngohen masat për sigurinë ushqimore në Greqi – Etiketim për vendin e origjinës tek qumështi
Greqia planifikon të bëjë të detyrueshëm etiketimin e vendit të origjinës për qumështin duke nisur që nga viti 2018. Në këtë mënyrë, shteti helen i bashkangjitet trendit në rritje të vendeve të BE për etiketime më të sakta të produkteve ushqimore ushqimore, çka ka zemëruar industrinë.
Ministri i Bujqësisë, Evangelos Apostolou tha të enjten se parlamenti do të votojë javën e ardhshme për një ligj që rregullon etiketimin e qumështit, ndërsa burimet nga ministria thanë se masa tashmë ishte dhënë më parë nga Komisioni Evropian.
Burimet e Komisionit konfirmuan se Greqia e njoftoi ekzekutivin më 22 shtator 2016. Burimet thanë se qëllimi kryesor i këtij projektligji ishte të siguroheshin që konsumatorët të mos mashtroheshin.
Sipas Eurostat, zyra e statistikave të BE, qumështi i freskët grek është i treti më i shtrenjtë në Evropë, pas Italisë dhe Qipros.
“Shoqatat e blegtorisë kanë raportuar raste kur qumështi është shitur si i freskët pa treguar se vjen nga jashtë”, theksuan burimet.
Ministri Apostolou vuri në dukje se ligji parashikon gjithashtu një shkurtim të kohës maksimale të pagesës së fermerëve në më së shumti 60 ditë. Ai theksoi se qëllimi i qeverisë është të mbështesë dhe të mbrojë sektorin.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.