Shtrenjtohet interneti? – Debatet/ Zela: Të futet rrjeti 5G. Beqaj: Do shtrenjtohen çmimet
Shqipëria duhet të implementojë shërbimet e gjeneratës 5 të internetit, me qëllim ofrimin e një shërbimi më cilësor.
Kërkesa është bërë nga kreu i Autoritetit të Komunikimeve Elektronike e Postare, Ilir Zela gjatë raportimit në komisionin parlamentar të Veprimtarive Prodhuese. Por, sipas deputetit Ilir Beqaj investimet në këtë drejtim do të reflektohen në rritje tarifash për qytetarët, ndërkohë që edhe tregu për 5G mungon.
Zela pranoi se futja e gjeneratës 5 do të sjellë rritje tarifash, por sipas tij në këmbim qytetarët do të marrin shërbim më cilësor. Ndërkaq, gjatë diskutimeve në komision u kërkua ndërhyrja e AKEP për gjetjen e mekanizmave për ndalimin e telefonatave të padëshiruara nga kompanitë e marketingut.
Ola Mitre/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.