Shtyhen në 1 janar 2022 gjobat për fiskalizimin – Delina Ibrahimaj: Nuk jemi ende gati, vetëm 22 mijë biznese me certifikata elektronike
Duket se procesi i fiskalizimit ka gjetur të papërgatitur si bizneset, ashtu edhe autoritetet shtetërore, shkak për të cilin Komisioni Parlamentar i Ekonomisë ka vendosur të shtyjë për më 1 janar 2022 aplikimin e penaliteteve për subjektet që nuk ndërmarrin në kohë hapat e përcaktuara në ligj. Ka qenë Drejtoresha e Tatimeve Delina Ibrahimaj që ka argumentuar para deputetëve shkaqet e shtyrjes së afatit. Ajo tha se bizneset e lanë për ditën e fundit aplikimin për certifikata elektronike, megjithëse 22 mijë prej tyre tashmë e kanë kryer këtë detyrim. Ndërkohë që megjithëse kryhen rreth 200 trajnime në ditë nga administrate tatimore, shumë biznese ende nuk kanë arritur të njohin në masën e nevojshme procedurat e reja.
Mbledhja e kësaj të marte ishte edhe e fundit për Komisionin Parlamentar të Ekonomisë, ndërkohë që duhet pritur shtatori për të mësuar emrat e rinj që do jenë në përbërje të tij.
Lorenc Rabeta / SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.