Shtyhet vizita e negociatorëve – Vizitojnë Shqipërinë më 25 prill për 6 orë
Shqipërinë pritej që ta vizitonin në datë 24 prill, negociatorët europian për të gjetur një zgjidhje mes palëve.
Por kjo vizitë është shtyrë për në datën 25 prill duke marrë shkaka edhe nga protesta e organizuar sot në akset kryesore të vendit nga opozita.
Mbërritja e David McAllister dhe Knut Fleckenstein ishte parashikuar për në 24 prill në pasdite, por është shtyrë për nesër në mëngjes, ndërsa do të qëndrojë në Tiranë 6 orë.
David McAllister është zv/Presidenti i Partisë Popullore Europiane dhe kreu i komitetit për Politikën e Jashtme në Parlamentin Europian, do të qëndrojë 6 orë në Shqipëri në përpjekje të zgjidhjes së krizës politike, por arritja e qëllimit parashikohet shumë e vështirë.
David McAllister do të takojë në Tiranë, Kryeministrin Rama, kryetarin e Kuvendit, Meta, si dhe më pas edhe kreun e opozitës Basha.
Entela Barjamaj/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.