Shtypjet gabim të pajisjeve fiskale – DPT apel tatimpaguesve: Tregoni kujdes me raportimin e tyre
Të gjithë tatimpaguesit e biznesit të vogël pa TVSH me qarkullim vjetor nën 2 milionë lekë duhet të raportojnë pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve të gjitha shtypjet gabim të pajisjeve fiskale që kanë në përdorim.
Sipas DPT-së, nga verifikimi i të dhënave të xhirove të raportuara nga pajisjet fiskale, rezulton se shumë subjekte të biznesit të vogël raportojnë vlera jashtë normalitetit të tyre. Kjo sipas Administratës Tatimore vjen kryesisht për shkak të shtypjeve gabim të pajisjeve fiskale.
Mosraportimi i shtypjes gabim të pajisjes fiskale, shoqërohet me ndryshime nga ana e administratës tatimore, bazuar në të dhënat që disponon, të përgjegjësisë tatimore nga ajo ekzistuese në përgjegjësi tatimore “Biznes i vogël me TVSH”.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.