Shtyrja e afatit për rivlerësimin e pasurive kalon edhe “hallkën” e Kuvendit, miratohet me 77 vota
Nisma e qeverisë për të shtyrë deri me 31 maj 2017 afatin e procesit të rivlerësimit të pasurive të paluajtshme tashmë ka kaluar edhe një hallkë tjetër, votimin parlamentar. Nisma është miratuar me 77 vota në seancë plenare.
Në këtë mënyrë, qytetarëve u jepen edhe 4 muaj të tjera kohë për të bërë rivlerësimin e banesave apo pasurive të paluajtshme kundrejt tarifës 2%.
Ligji për rivlerësimin e pasurivë të paluajtshme hyri në fuqi në 1 shtator 2016. Ai parashikon mundësinë për rivlerësimin e pasurive të paluajtshme me vlerën e tregut, duke paguar vetëm 2% tatim nga 15% që ishte për individët. Referuar të dhënave të bëra publike nga ministria e Financave, rezulton se në 4 muaj janë bërë 27 mijë aplikime. Me uljen e tatimit 2% nga 15% , sipas ministrisë së Financave, 27 mijë familje kanë kursyer 156 milionë dollarë ndërsa buxheti i shtetit ka arkëtuar rreth 20 milionë dollarë dollarë.
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.