Shtyrja e kredive/ Nëse keni probleme, mund t’i drejtoheni Bankës së Shqipërisë
Huamarrësit që hasin probleme në proocesin e shtyrjes së kredisë mund të kërkojnë ndihmën e Bankës së Shqipërisë. Për këtë, banka qendrore ka vendosur në dispozicion një adresë të postës elektronike ku mund të drejtohen ankesat në fjalë.
Banka e Shqipërisë i kujton edhe njëherë qytetarët dhe bizneset e ndikuara negativisht nga situata e krijuar nga Covid-19 se kanë mundësi të aplikojnë për procesin e riskedulimit të kësteve të kredisë pranë këtyre subjekteve.
Procesi parashikon një aplikim pranë institucionet financiar përkatës për shtyrje të afatit të kësteve të kredisë duke shpjeguar vështirësitë financiare si pasojë e situatës së krijuar. Bankat dhe institucionet e tjera financiare kanë krijuar mundësi që i gjithë procesi të kryhet edhe në distancë, pa qenë e domosodshme që klienti të paraqitet fizikisht në degët e shërbimit të kredidhënësit.
Megjithatë, banka e Shqipërisë vë në në dukje se për rastet kur kredimarrësit nuk gjejnë mirëkuptimin e kredidhënësit, ata mund t’i drejtohen Bankës së Shqipërisë, për të zgjidhur këtë situate, duke shkruar në adresën e email-it [email protected].
Në kërkesë duhet të specifikohet emri i bankës ose subjektit financiar me të cilin keni një marrëdhënie kredie, duhen shpjeguar vështirësitë si pasojë e situatës së krijuar dhe duhet vënë në dispozicion korrespondenca e plotë që keni pasur me subjektin huadhënës.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.