“Më shumë informacion dhe të dhëna” – Facebook blen kompaninë teknologjike të kartave ID
Facebook Inc po blen një firmë softuerësh të specializuar në verifikimin e kartave të identitetit. Kjo do ta ndihmojë shumë Facebook të mësojë më shumë rreth atyre se kush i ble reklamat në rrjetin e saj.
Ligjbërësit në SHBA kanë vënë alarmin për këtë aftësi të kufizuar të Facebook për të ditur se kush është duke i blerë reklamat, duke përfshirë reklamat të lidhura me zgjedhjet, në rrjetin më të madh social në botë.
Confirm Inc me bazë në Boston e cila është mbajtur privatisht tha në faqen e saj të internetit se blerja ishte kulmi i tre viteve punë në mënyrë që njerëzit të jenë të sigurt në internet.
“Teknologjia dhe ekspertiza e Confirm.it do të mbështesë përpjekjet tona të vazhdueshme për të mbajtur komunitetin tonë të sigurt”, shprehet Facebook në një deklaratë.
Kushtet e marrëveshjes dhe mënyra se si do të aplikohet në Facebook ende nuk janë zbuluar, por Confirm.io do ta mbyllë aktivitetin e saj dhe të gjithë punonjësit do t’i bashkohen Facebook në Boston.
V.H/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.