Si do hapen klinikat dentare? – Kreu i Urdhrit të Stomatologut: Protokolle të veçanta, do ketë rritje të kostove
Klinikat dentare duhet të zbatojnë protokollet që do të miratohen nga Ministria e Shëndetësisë, për të frenuar përhapjen e COVID-19.
Pas vendimit të hapjes në datën 11 maj, në një prononcim për TV SCAN, kreu i Urdhrit të Stomatologut Shqiptar, Nikoll Deda bën me dije disa nga detajet kryesore.
Sipas Dedës, zbatimi i këtyre protokolleve do të rritë kostot për klinikat, ndërkohë që do të jetë tregu ai që do të përcaktojë nëse do të ketë edhe një rritje të çmimeve për shërbimet që ofrohen.
Kreu i Urdhrit të Stomatologut thotë se mbyllja e klinikave për shkak të situatës së krijuar nga COVID-19 ka krijuar vështirësi të mëdha financiare, sidomos për profesionistët e rinj.
Urdhri i Stomatologut Shqiptar këshillon stomatologët që gjatë muajit të parë të ofrojnë shërbim të reduktuar, duke u përqendruar vetëm te rastet urgjente, si një formë për t’u ruajtur nga COVID-19.
Ola Mitre / SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.