Si do të jetë koha gjatë fundjavës?! – SHMU: Mot i kthjellët dhe plot orë me diell
Shërbimi Meteorologjik Ushtarak ka publikuar parashikimin e motit për fundjavën sipas së cilit vendi ynë do të ndikohet nga kushte të qëndrueshme atmosferike dhe për dy ditët në vijim do të ketë mot të kthjellët dhe plot orë me diell përjashtuar vranësirat e pakta kalimtare në relievet malore.
SHMU njofton se e vetmja gjë që vlen për tu theksuar është se gjatë ditës së Diel do të ketë erë relativisht intensive nga kuadrati i veriut dhe shpejtësi deri në 18-22m/s kryesisht përgjatë vijës bregdetare dhe zonat luginore.
Sipas njoftimit kjo do të sjell ulje të temperaturave si në vlerat e mëngjesit ashtu dhe ato të mesditës.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.