Si do të jetë koha gjatë fundjavës?! – SHMU publikon parashikimin e motit për ditën e Shtunë dhe të Diel!
Shërbimi Meteorologjik Ushtarak njofton se gjatë kësaj fundjave vendi ynë do të jetë në ndikimin e kushteve atmosferike të qëndrueshme pasi moti për të dyja ditët në vijim (e Shtunë dhe e Diel) parashikohet i kthjellët edhe pse nuk do të mungojnë intervalet e vranësirave kalimtare por këto më të theksuara përgjatë relieveve malore.
Sipas njoftimit era për këto dy ditë do të fryjë nga kuadrati i jugut më e ndjeshme gjatë ditës së nesërme me shpejtësi mesatare 1-8m/s dhe përgjatë vijës bregdetare hera-herës deri në 10-12m/s.
Ndërsa ditën e Diel era do të fryjë më e lehtë me shpejtësi mesatare 1-5m/s deri në 8m/s përgjatë bregdetit.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.