Si do të jetë koha këtë fundjavë festash?! – SHMU: Masa ajrore të paqëndrueshme dhe reshje shiu me intensitet të ulët
Shërbimi Meteorologjik Ushtarak njofton se për ditën e Shtunë në vend do të ndikojnë masat ajrore të paqëndrueshme dhe moti parashikohet me vranësira mesatare deri të dendura por në pjesën e parë të ditës nuk do të mungojnë edhe periudhat e shkurtra me diell.
Sipas njoftimit duke filluar nga orët e drekës në pjesën më të madhe të vendit vranësirat do të shoqërohen me reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët deri mesatar në formë shtrëngatash ndërsa lokalisht reshjet në formën e stuhive afatshkurtër shoqëruar me shkarkesa elektrike. Sipas SHMU era do të fryjë nga kuadrati i jugut me shpejtësi 1-8m/sek dhe përgjatë bregdetit hera-herës e vrullshme deri në 15m/s shoqëruar me valëzim në dete i forcës 3-4 ballë.
Ndërkaq sipas infromacionit të publikuar sa i përket ditës së Diel masat ajrore të paqëndrueshme do të vijojnë të ushtrojnë aktivitetin e tyre mbi vendin tonë dhe deri në orët e mesditës moti do të jetë kryesisht i vranët dhe shoqëruar me reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët. Por sipas njoftimit gradualisht pritet një përmirësim i kushteve meteorologjike ku vranësirat do të lënë vendin kthjellimeve ndërsa era do të fryjë nga kuadrati i jugut me shpejtësi 1-8m/sek dhe përgjatë bregdetit hera-herës e vrullshme deri në 15m/s shoqëruar me valëzim në dete i forcës 3-4 ballë.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.