Si do të jetë moti dhe gjendja e akseve rrugore këtë të Enjte?!
Shërbimi Meteorologjik ushtarak njofton se edhe për ditën e Enjte vendi ynë do të vijojë të jetë nën ndikimin e kushteve të qëndrueshme atmosferike pasi moti parashikohet i kthjellët në të gjithë territorin përjashtuar vranësirat e pakta kalimtare në relievet malore në lindje.
Sipas njoftimit duke filluar nga orët e pasdites e kryesisht ato të mbrëmjes do të ketë një shtim gradual të vranësirave deri në mot të vranët ndërsa gjatë orëve të mëngjesit për shkak të temperaturave në vlera negative priten ngrica përgjatë akseve rrugore kryesisht ato malore.
SHMU bën me dije se era, do të fryjë nga kuadrati i veriut e lehtë e përkohësisht mesatare në bregdet duke u shoqëruar me valëzim në dete të forcës 1 dhe 2 ballë.
Temperaturat parashikohen:
në zona malore -6 deri 4°C
në zona e ulëta -4 deri 12°C
në zona bregdetare 1 deri 13°C.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.