Si do të jetë moti gjatë ditës së enjte?! – SHMU: Ndryshim radikal i kushteve atmosferike
Shërbimi Meteorologjik Ushtarak njofton se për ditën e enjte vendi ynë pritet të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme ndërsa moti parashikohet me alternime kthjellimesh dhe vranësira.
Sipas njoftimit reshjet e shiut do të fillojnë që në orët e para të 24-orëshit me intensitet deri mesatar në pjesën më të madhe të vendit ndërsa gjatë ditës ato do te mbeten prezentë dhe te herëpashershme kryesisht përgjatë Ultësirës Perëndimore dhe zonave malore.
SHMU bën me dije se rra do të fryjë kryesisht nga veriperëndimi me shpejtësi mesatare 1 deri 10m/sek, e cila hera-herës përgjatë vijës bregdetare fiton shpejtësi deri në 20m/sek ndërsa valëzimi në dete do të jetë i forcës 3-4 ballë.
Temperaturat parashikohen:
- zonat malore 6°C deri në 20°C
- zonat e ulëta 7°C deri në 22°C
- zonat bregdetare 11°C deri në 20°C.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.