Si do të jetë moti këtë fillim fundjave?!
Shërbimi Meteorologjik Ushtarak njofton se për ditën e nesërme vendi ynë do të ndikohet nga kushte të qëndrueshme atmosferike ndërsa moti parashikohet i kthjellët në të gjithë territorin përjashtuar vranësirat e pakta kalimtare në relievet e larta malore.
Sipas njoftimit era do të fryjë me drejtim verilindje – veriperëndim e lehtë e mesatare në bregdet duke u pasuar nga valëzim i forcës 1 dhe 2 ballë.
Temperaturat parashikohen:
- zonat malore 4°C deri në 26°C
- zonat e ulëta 7°C deri në 31°C
- zonat bregdetare 10°C deri në 29°C.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.