Si do të jetë porti i ri i Durrësit/ Studio urbanistike e ‘Emaar Group’ përfundon projektin (Imazhet)
Studio urbanistike e ‘Emaar Group’ në Dubai ka përfunduar maketin për Portin e Durrësit. Lajmi bëhet i ditur nga kryeministri Edi Rama.
Në videon bashkëlidhur postimit, kryeministri shprehet se së shpejti do të nisë edhe ndërtimi i një prej porteve më të mëdha e më të bukura turistike të Mesdheut.
Projekti i “Emaar Group” të Dubait është 5 vjeçar dhe parashikon një investim 2 miliardë euro për ndërtimin e portit turistik të Durrësit.
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.