Si do të kontrollohen pagat e 10 mijë bizneseve? – Ibrahimaj: Pas 20 Janarit nisim kontrolle të thelluara
Rreth 10.500 biznese në vend janë identifikuar se nuk deklarojnë pagat reale të punonjësve, të cilat nëse nuk vetërregullohen deri më datën 20 Janar, do të jenë objekt i kontrolleve të thelluara nga administrata tatimore.
Në daljen e saj të parë për mediat për këtë vit, Ministrja e Financave, Delina Ibrahimaj, bëri me dije si do të kontrollhen këto subjekte, ndërsa theksoi se pritet një reagim ndaj letrës që u është dërguar nga tatimet.
Ibrahimaj u ndal edhe në projektin e fiskalizimit, ku theksoi se pritet që i gjithë procesi të mbyllet në qershor 2022. E pyetur nga TV SCAN nëse është krijuar padrejtësi ndaj bizneseve, duke qenë se gjysma prej tyre ende është jashtë sistemit, ministrja nuk e ka konsidruar si problem.
Ministrja e Financave bëri një pasqyrë të zhvillimeve ekonomike gjatë vitit që lam pas ku theksoi se rritja ekonomike pritet të fiksohet në 8.6 për qind, si dhe u ndal tek reformat që do të ndërmerren gjatë këtij viti.
Elisabeta Dosku / SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.