Si do të kontrollohen restorantet? – Kushtet që duhet të plotësojnë 14 mijë subjekte
Rreth 14 mijë bare dhe restorante në të gjithë do të jenë objekt kontrolli nga administrate tatimore, fushatë e cila ka nisur më 17 prill, e cila i paraprin edhe sezonit turistik.
Por ku do të fokusohen kontrollet dhe ku duhet të përqendrohen bizneset që të mos i “tremben” fushatës? Konkretisht strukturat e administratës tatimore do të kontrollojnë dhe verifikojnë të gjithë tatimpaguesit në këtë sektor, në lidhje me Respektimin e detyrimit për të qenë të regjistruar si biznes në QKB dhe në administratën tatimore; Respektimin e detyrimit për dokumentimin e mallrave gjendje apo në transport;
Respektimin e detyrimit për të lëshuar kupon tatimor apo faturë tatimore për çdo transaksion që tatimpaguesi kryen me klientët e tij. Respektimin e detyrimit për të regjistruar të gjithë punonjësit e angazhuar në biznes me kohë të plotë apo të pjesshëm; Respektimin e detyrimit për të afishuar çmimet e shitjes së mallrave apo të shërbimeve të ofruara. Pavarësisht qasjes “jo ndëshkuese”, që është konceptuar kjo fushatë, nëse tatimpaguesit kapen në shkelje, legjislacioni në fuqi parashikon edhe masa administrative me gjobë nga 50-200 mijë lekë si dhe konfiskim të mallit apo bllokim të aktivitetit.
Elisabeta Dosku/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.