Si do të ushqehen britanikët pas Brexit ?
Mbretëria e Bashkuar mbështetet kryesisht në importet e ushqimeve dhe ka qenë kështu për shekuj me radhë, saqë është e lehtë të harrohet si është shija britanike. Në këtë fazë nuk mund të parashikohet se çfarë do të ndodhë.
Gjasat që importet e ushqimit të ndërpriten plotësisht janë të vogla, megjithatë dyqanet ushqimore dhe fermerët po përgatiten për më të keqen.
“Ne do të kemi ushqim, por zinxhirët e furnizimit dhe logjistika do të duhet të ndryshojnë plotësisht”, tha Sue Pritchard, drejtoresha e Komisionit të Ushqimit, Bujqësisë dhe Fshatit në një deklaratë për media.
Kombi prodhon rreth 60 për qind të ushqimit të vet, kështu që në rast të bllokimit të importit, 40 për qind e produkteve do të “zhdukeshin” për familjet britanike.
Burimi: Bloomberg
J.V/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.