Si i ndikojnë ndryshimet e fundit të Facebook mediat online?
Në ditët e sotme, pjesa më e madhe e njerëzve i marrin lajmet e tyre nëpërmjet rrjetit social Facebook.
Për të gjithë mediat ky ndryshim do të thotë një dramë në trafikun nga platforma.
Kompania e rrjetit social, ka thënë se alogoritmii tij i ri do të përcaktojë prioritetet e asaj që quhet “ndërveprim kuptimplotë social”.
Përmbajtja e drejtpërdrejtë e mediave nuk do të funksionojë nëse njerëzit nuk angazhohen në të.
Megjithatë Facebook ka thënë se do të shfaqë përmbajtjet e “mediave me reputacion” duke renditur burimet e lajmeve bazuar në vlerësimet dhe kredibilitetin e përdoruesve”.
Përvoja ka treguar, megjithatë, se përdoruesit kanë më shumë gjasa të komentojnë dhe të ndajnë artikuj sensacionalë sesa lajme të thata dhe të bazuara në fakte.
Por ekziston gjithashtu edhe një frikë tjetër, ajo e nxitjes së lajmeve të rreme.
Këto ndryshime Facebook i testoi vjeshtën e kaluar në Sllovaki, Serbi, Sri Lanka, Kamboxhia, Bolivia dhe Guatemala, dhe rezultoi që u rrit numri i lajmeve të rreme.
Në afatgjatë, gjetja e mënyrave për t’u angazhuar direkt me konsumatorët dhe jo nëpërmjet palës së tretë do të jetë më mirë për mediat online.
“Botuesit e kanë ditur se investimi i kohës dhe përpjekjeve në Facebook i jep platformës një energji shumë të madhe – më shumë të dhëna për konsumatorët dhe kontroll më të madh të marrëdhënieve”, tha Brian Wieser, një analist i mediave në Pivotal Research.
V.H/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.