Si mund të reklamoni sa më mirë biznesin tuaj! Pa shumë shpenzime
Një nga mënyrat më të mira për të ndërtuar raport me komunitetin dhe klientët potencialë është të zhvilloni një strategji për t’u vënë re në tregjet e zonës suaj.
Megjithatë, jo të gjitha strategjitë mund të funksionojnë, veçanërisht kur flitet për tregje më të vogla. Ja disa këshilla për të përhapur biznesin tuaj:
Të jetë kudo në internet
Krijoni, kërkoni dhe përditësoni të gjitha rrjetet sociale. Duke qene se një pjesë e konsiderueshme njerëzish përdorin rrjetet sociale mundësia më e mirë është ta reklamoni biznesin aty.
Vendosni një imazh biznesi
Duke pasur një imazh ju e keni më të lehtë ta reklamoni biznesin tuaj. Njerëzit mund t’iu besojnë më shumë kur e dinë se kush është pas perdes. Sa më shumë që ju besojnë, aq më shumë ka gjasa që ata të blejnë.
Jepni produkte falas
Në rrjetet sociale organizoni konkurse ku ju do të zgjidhni një fitues. Pra fare kollaj ju u jepni mundësi ndjekësve apo klientëve të ftojnë miq të tjerë të jenë klient të rinj dhe në fund ju publikoni fituesin e produktit.
Merrni pjesë në evente
Përpiquni të jeni prezent në çdo event që organizohet në komunitetin tuaj apo të sponsorizoni eventin. Kështu rritet dhe popullariteti i biznesit tuaj.
Shpërndani fletëpalosje
Është një ide e mirë për t’u bërë të njohur në komunitet. Përdorimi i materialeve tradicionale të marketingut do t’ju lejojë të përshpejtoni rritjen e biznesit tuaj.
Krijo video të Dobishme
Nëpërmjet Facebook, Instagram apo rrjeteve të tjera sociale provoni të krijoni video të dobishëm për pozicionin tuaj. Sa më shumë kreativ të jeni në krijimin e video-reklamës aq më shumë rritet mundësia e rritjes së klientëve.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.