Si ndryshoi sasia e grumbulluar e qumështit të lopëve, deleve e dhive gjatë vitit 2017! Shifrat e INSTAT
Në vitin 2017, sasia e qumështit të grumbulluar është rreth 131 mijë ton, duke shënuar rritje me 4,99 %, krahasuar me vitin 2016. “Gjatë kësaj periudhe, sasia e qumështit të lopës të grumbulluar është rreth 110 mijë ton, duke shënuar një rritje me 6,55 %, krahasuar me 2016” njofton INSTAT.
Nga ana tjetër, në vitin 2017, sasia e grumbulluar e qumështit të deles është rreth 13 mijë ton, duke shënuar një rritje me 1,54 %, krahasuar me një vit më parë. Ndryshe nga sa ka ndodhur me qumështin e lopës dhe deles, sasia e grumbulluar e qumështit nga dhitë është rreth 9 mijë ton, duke shënuar një rënie me 8,04 %, krahasuar me vitin 2016.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.