Si “përkthehet” “Doing Business”? – Ekspertët: Problemi nuk është renditja, por zbatimi i kuadrit ligjor
Problem kryesor në Shqipëri është zbatimi i kuadrit ligjor dhe shfrytëzimi i avantazheve konkurruese.
Eksperti i ekonomisë Zef Preçi, në një intervistë për TV SCAN ka komentuar raportin e fundit të Bankës Botërore “Doing Business”, sipas të cilit është një përsëritje e raporteve të mëparshme dhe se nuk duhet parë se si ka ndryshuar vendi ynë në renditje krahasimisht me vendet e rajonit apo me gjërë, po se sa po zbatohen ligjet.
Sipas ekspertit të ekonomisë, me këtë politikë që po ndiqet aktualisht nga qeveria shqiptare, po humbasim avantazhet konkurruese në raport me rajonin.
Ndërkaq, në konferencën “Politika monetare, integrimi ekonomik dhe Normaliteti i Ri”, Ministri Arben Ahmetaj ka vlerësuar shkurtimisht raportin “Doing Business” për Shqipërinë.
Elisabeta Dosku/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.