Si po ndryshojnë shifrat e COVID-19 në Shqipëri ? 15 raste të reja, 11 në Tiranë
Gjatë 24 orëve të fundit në Shqipëri janë testuar 225 qytetarë si të dyshuar të prekur me Covid 19, nga të cilët 15 kanë rezultuar pozitivë. Rastet e reja janë pjesa më e madhe në Tiranë ku janë konfirmuar 11, ndërsa 3 raste janë në Krujë dhe 1 rast në Kamëz. Sa i përket personelit shëndetësor, nga 35 testime, 2 kanë rezultuar pozitive.
Përfaqësuesja e Ministrisë së Shëndetësisë tha se në Spitalin Infektiv po trajtohen 31 të prekur, nga të cilët 4 janë në terapi intensive (1 i intubuar). Sa i përket të shëruarve, në 24 orët e fundit janë 15 raste duke e çuar totalin e të shëruarve në 872.
Që nga fillimi i epidemisë, numri i testimeve të kryera ka arritur ne 16 mijë ndërsa i të konfirmuarve pozitivë 1136.
SCAN
🔴 MINISTRIA E SHËNDETËSISË DHE MBROJTJES SOCIALE – Përditësimi i situatës së COVID-19 Genta QirjakoInstituti i Shëndetit Publik
Posted by Edi Rama on Sunday, May 31, 2020
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.