Si po operon ekonomia në karantinë. Banka e Francës: 12% poshtë nivelit normal, më mirë se vala e parë
Aktiviteti ekonomik në Francë ndodhet 12% poshtë nivelit normal këtë muaj, pasi vendi hyri në karantinë të koronavirusit për të dytën herë këtë vit, sipas Bankës Qendrore. Qeveria vendosi masa të reja të karantinës më 30 Tetor, për të frenuar një rritje të rasteve, pavarësisht se masat ishin më të buta se në herën e parë. Banka e Francës deklaroi se aktiviteti ekonomik pritet të reduktohet me 12% nga nivelet normale, më keq se rënia prej 4% në Tetor, por shumë më mirë se rënia me 31% në Prill, gjatë karantinës së parë.
“Përpara valës së dytë, ne prisnim një recesion prej më pak se 9%, ndërsa tani presin një rënie me 9-10% për të gjithë vitin,” – deklaroi guvernatori, Francois Villeroy de Galhau. Për të vlerësuar ndikimin e karantinës tek ekonomia, banka qendrore ndërmori një sondazh ndaj 8,500 liderëve të bizneseve, në periudhë 28 Tetor deir më 4 Nëntor.
Mbi 90% e anketimeve janë bërë pasi nisi karantina. Shërbimet që kërkojnë kontakt direkt me klientët presin goditjen më të madhe, me aktivitetin që pritet në rënie me 40% tek shitësit me pakicë, transporti, hotelet dhe restorantet. Ndërkohë, manifaktuar pritet të operojë me një humbje prej vetëm 7% nga niveli normal dhe ndërtimi me 8%.
Klevis Llaha / SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.