Si të dëgjoni dhe fshini gjithçka që “Alexa” juaj ka regjistruar?
Javën e kaluar një artikull qarkullonte në internet i cili fliste për asistentin virtual të Amazon, Alexa që kishte regjistruar bisedën personale të një gruaje dhe më pas këtë bisedë e kishte dërguar te një person. Edhe pse ky rast është pak i veçantë ju mund të shikoni se çfarë ka dëgjuar dhe ruajtur “Alexa” juaj si dhe të fshini gjithçka që nuk ju duket e përshtatshme.
Argumenti i Amazon për mesazhin e dërguar gabimisht ishte se me siguri eccho-ja do të ketë dëgjuar ndonjë komandë dhe prandaj ky keqkuptim ka ndodhur.
Një mënyrë e mirë që kjo të mos ju ndodhë ju është të mos përmendni fjalën “Alexa” pasi në këtë mënyrë mikrofoni juaj do të aktivizohej.
Verge theksoi se ju mund të kontrolloni se çfarë ”Alexa” juaj regjistron duke shkuar në aplikacionin “Alexa” dhe nëse gjeni gjëra që nuk dëshironi të jenë në historikun e saj, ju mund ti fshihni ato.
Për të parë se çfarë po e dëgjon “Alexa”, fillo aplikacionin “Alexa” në telefonin tuaj dhe më pas klikoni ato tri rreshta të vendosura në krye të njëri-tjetrit në anën e sipërme të majtë të ekranit. Më pas klikoni “Cilësimet” dhe më pas “Historia”.
V.H/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.