Si të freskohemi kur nuk kemi kondicioner në shtëpi? Ngritja e çorapeve në frigorifer, jo e këshillueshme
Rritja e temperaturave sjell shumë vështirësi për trupin. Por si mund t’ia bëjmë kur nuk kemi kondicioner në shtëpi apo kur kondicioneri nuk na bën mirë për shëndetin? Mëposhtë disa mënyra të thjeshta se si mund të veproni
Qendro i hidratuar
Kur ke vapë, të pish ujë dhe lëngje është hapi i parë për t’u freskuar.
Temperatura e ujit nuk ka rëndësi duke qenë se trupi juaj do t’ia ndryshojë temperaturën gjithsesi. Nëse trupi juaj po vuan vapën dhe ka nevojë të ulë temperaturën, kjo ndodh përmes djersitjes; proces që sjell ftohjen e trupit vetvetiu.
Bëj një dush në ftohtë
Bërja e një dushi të ftohtë të ndihmon që të ulësh temperaturën e jashtme të trupit. Për të vijuar më tej freskimin, mund të përdorësh sapun me mente.
Përdor kompresa të ftohta në qafë ose kyçe
Vendosja e diçkaje të ftohtë në kyçe apo qafë ndihmojnë në ftohjen e trupit. Këto pika janë vendet ku enët e gjakut janë më afër lëkurës dhe si rrjedhojë ndihmojnë që të freskohesh më shpejt.
Përdor freskuese ose dorashkë
Freskueset ose dorashkat ndihmojnë në qarkullimin e ajrit duke zëvëndësuar ajrin e ngrohur brenda shtëpisë dhe duke lejuar futjen e ajrit nga jashtë. E mira do ishte që dritaret të mbahen hapur në mënyrë që të ketë qarkullim të vazhdueshëm të tij.
Mbyll perdet
Mbyllja e perdeve ndihmon në pengimin e diellit që të futet brenda në banesë dhe të rrisë më tepër temperaturën e brendshme.
Fli me rroba pambuku
Pambuku është një nga materialet që ndihmon që të jesh freskët gjatë natës. Ndaj, është mirë që të flesh me çarcafë pambuku gjatë natës.
Mos përdor rroba të lagura apo të ngrira
Këshilla e përgjithshme është që për të qendruar të freskët pa ajër të kondicionuar përfshin edhe ngrirjen e çorapeve të lagura, mbulesave apo veshjeve në mënyrë që më pas t’i veshësh ndërsa fle. Por kjo nuk është një ide shumë e mirë.
Energjia që ato thithin nga trupi juaj gjatë natës do të bëjë që ato të ngrohen për pak minuta. Dhe pastaj sërish do të duhet që t’i ndërrosh mbulesat.
Gatuaj në mëngjes ose gatuaj jashtë
Ndezja e furrës apo përdorimi i pajisjeve të gatimit rrit temperaturën e dhomës. Mbajë nxehtësinë të përqendruar vetëm në një zonë ose gatuaj në ambiente të jashtme në mënyrë që të mos rrisësh edhe më tej temperaturën e dhomës.
Shijo embëlsira të ngrira
Të konsumosh akullore ndihmon që të freskohesh për pak momente. Por mos e tepro sepse ëmbëlsirat përmbajnë sheqer.
Burimi CNN/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.