Si të freskoheni pa përdorur kondicionerin?
Të kesh shtëpinë e freskët dhe komode në këto ditë të nxehta vera pa ajër të kondicionuar mund t’ju duket e pamundur, por në fakt ekzistojnë disa truke të cilat do t’ju ndihmojnë të keni një shtëpi të freskët pa ju ardhurat faturat e kripura të ajrit të kondicionuar.
- Përdorni veshje të freskëta
Përdorimi i veshjeve të lehta e të freskëta mund t’ju ndihmojë të largoni të nxehtin dhe në këtë mënyrë qarkullimi i ajrit do t’ju lejojë të qëndroni freskët pa përdorur kondicionerin. Veshjet më të rekomandueshme për këtë stinë janë ato prej liri ose pambuku
- Fikni të gjitha pajisjet elektroshtëpiake
Përdorimi i furrës apo i lavatriçes rrit temperaturën e brendshme të shtëpisë suaj, dhe kjo do t’ju bëjë që të ndizni menjëherë kondicionerin. Shmangni këtë kurth duke zgjedhur receta të cilat nuk kërkojnë furrë për t’u gatuar.
- Përdorni freskueset e tavanit
Freskueset e tavanit nuk shpërthejnë ajrin e polit të veriut por do t’ju ndihmojnë të mbani të freskët shtëpinë me gjysmën e kostos së ajrit të kondicionuar. Në verë vendosini këto freskuese në tavanin tuaj në mënyrë që të qarkulloni ajron e freskët.
- Zgjidhni çarçafë të freskët
Kur të përzgjidhni kompletet e çarçafëve, mendoni edhe për verën. Copa e çarçafëve është shumë e rëndësishme për sa i përket freskisë. Edhe nëse do të kishit ajër të kondicionuar por çarçafët tuaj nuk janë të freskët ju nuk do ta ndjenit freskinë.
- Izoloni dritaret tuaja
Ashtu sikurse ajri i ftohtë depërton nga të gjitha anët në stinën e dimrit, ashtu dhe ajri i nxehtë arrin të depërtojë edhe kur i keni dritaret e mbyllura. Por vetëm me pak silikon ju mund të arrini të izoloni dritaret tuaja në mënyrë që ajri i nxehtë të mos ketë mundësi të depërtojë brenda shtëpisë suaj.
V.Hydi/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.