Si të krijoni më shumë klientë pa u treguar këmbëngulës?
Krijimi i klientëve është i vështirë dhe mbajtja e tyre edhe më e vështirë. Zakonisht bizneset gabojnë me teknikat dhe mënyrat që përpiqen t’i bëjnë për vete klientët e tyre dhe nuk e kuptojnë se trajtimi i klientëve në mënyrën e duhur është çelësi i marrëdhënies afatgjatë me ta. Këto tre mënyra që do të shihni më poshtë nuk i ngjasojnë mënyrës tradicionale të bërjes së biznesit por do t’ju ndihmojnë jo vetëm të krijoni klientë por edhe t’i mbani ata gjithmonë pranë vetes.
- Bëni pyetjet e duhura
Kjo është absolutisht një nga mënyrat më të mira për t’i bërë klientët për vete, pasi e largoni fokusin nga ju dhe vendosni klientin tuaj në qendër. Ekzistojnë disa pyetje konkrete të cilat i bëjnë klientët të ndihen të rëndësishëm pasi janë të përqendruara në të kuptuarit e situatës së tyre dhe ju krijon atyre ndjesinë se mund t’i ndihmoni. Kjo është një mënyrë shumë më ndryshe nga ajo tradicionalja e shitjes.
- Shtoni vlerë
Ky hap është vendimtar për një strategji të suksesshme blerjeje. Është e rëndësishme që gjithnjë të shtoni vlerë në bisedë. Pavarësisht nga kjo, ky hap vazhdon t’i kushtojë vëmendje perspektivës suaj duke ofruar ekspertizë specifike për sa i përket sfidës së tyre.
Natyrisht, ju nuk doni të jepni atyre gjithçka por përkundrazi, u jepni atyre sa duhet, kështu ata do të kuptojnë nivelin e lartë të shërbimit dhe kështu do të bëhen klientët tuaj një herë e përgjithmonë.
- Bëni oferta me vlerë për klientët tuaj
Shpeshherë ofertat që kompanitë ofrojnë për klientët e tyre janë pothuajse asgjë. Ajo çka i ofroni klientëve tuaj dhe mënyra se si i trajtoni do të thotë shumë për ta. Përpiquni qe ofertat që bëni të jenë të vlefshme e t’i hyjnë në punë klientëve tuaj. Nëse ajo që ofroni nuk është ajo çka klienti juaj kërkon atëherë ju nuk i keni ofruar klientëve tuaj asgjë.
V.Hydi/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.