Si të kuptoni nëse duhet të vazhdoni me biznesin tuaj apo ta mbyllni atë?
Fondet nuk janë gjithmonë thelbësore në hapjen e një biznesi. Përpara se të filloni të siguroni fondet, ju duhet të siguroni një vend të përshtatshëm për hapjen e biznesit, të siguroheni për interesat që keni, si dhe duhet të shikoni hapësirat që tregu ka.
Nëse të tre këto komponentë janë parë e janë rishikuar disa herë, mund të filloni të siguroni fondet. Është shumë e rëndësishme që vizioni juaj të jetë tepër i qartë për biznesin që dëshironi të keni.
Idetë nuk duhet të lindin rrugës, idetë duhet të kenë lindur me ju, shumë kohë më parë se të keni hapur një biznesi. Nëse nuk keni fonde të mjaftueshme e ju duhet të huazoni para është shumë e rëndësishme të bëni një plan të mirëfilltë biznesi e ta paraqesni pranë bankave, shumica e bankave vendos t’u japë kredi vetëm bizneseve të vogla që kanë një plan të tillë formal.
Pjesa financiare e planit është më e rëndësishme për kreditorët, sepse shpjegon se si pronari do të sigurojë vazhdimësinë e biznesit.
Megjithëse shkaku kryesor për dështimin e bizneseve të vogla është menaxhimi jo i mirë, shkaku tjetër është edhe mungesa e parave për të vazhduar veprimtarinë.
Plani i biznesit duhet të përfshijë treguesit më të rëndësishëm financiar për të siguruar fondet e nevojshme për fillimin dhe më vonë vazhdimin e aktivitetit.
Biznesi mund të ketë luhatje apo humbje fillimisht dhe kjo është mëse normale. Ajo çka e tregon nëse biznesi juaj duhet të vazhdojë apo të mbyllet kuptohet në vazhdimësi të biznesit.
Nëse gjatë muajve të parë shikohet që biznesi nuk ka as humbje as fitime, sipas specialistëve, rekomandohet që biznesi të vazhdohet, sepse pas 2-3 muajsh nuk ke krijuar akoma klientët dhe pas kësaj periudhe mund të kesh fitime.
Nëse gjatë periudhës 3-4 mujore në bilancet e biznesit nuk ka ndonjë ndryshim atëherë është momenti që duhet të filloni të shqetësoheni e luani të gjitha gurët që keni.
Jo domosdoshmërisht biznesi duhet të dalë më fitim që në fillim por fitimet duhet të rriten muaj pas muaji sado të vogla qofshin.
V.Hydi/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.