Si të përmirësoni aftësitë tuaja të negociimit?
Nuk ka vend për dyshim kur bëhet fjalë për negocime dhe nuk mjafton thjesht të besoni në ato që po thoni.
“Ju shkoni te shefi juaj, keni një ide vërtet të mirë dhe nuk e keni thënë më parë atë, kështu që jeni nervozë”, tha ai për Business Insider. “Është shumë e vështirë për dikë të thotë ‘po’ për këtë.”
Por për njerëzit që në mënyrë tipike e shmangin konfliktin me çdo kusht, kjo është më e lehtë të bëhet. Në disa raste, gjuha mbrojtëse dhe e frikshme e trupit mund të sabotojë edhe fjalimin më bindës.
“Unë mendoj se është shumë e vështirë të trajnosh njerëzit kundër konfliktit, sepse ky është lloj i vendosjes së tyre të paracaktuar,” tha Iannarino.
Pra, si mundet dikush që urren konfliktin ta ripërtërijë trurin e tij?
Iannarino tha marrja e disa leksioneve një klasë të arteve marciale arrin t’ju a heq këtë frikë.
“Konflikti fizik ju bën të keni më pak frikë nga konflikti verbal,” tha ai.
Ai tha se duke hyrë në një konflikt fizik, në një mjedis të sigurt, të kontrolluar, si një klasë e arteve marciale, ndihmon që gjërat të futen në perspektivë. Refuzimi dhe konfliktet verbale thjesht bëhen më pak shqetësuese.
“Asgjë e keqe nuk do të ndodhë me ju,” tha ai. “Ju mund të merrni një ‘jo’. Ju do të vazhdoni të ndiheni mirë dhe kur të merrni një ‘jo’.”
Teoria e Iannarino-s tregon në thelb se nëse keni besim që të futeni në ring për t’u ndeshur me një kundërshtar, patjetër që mund t’i drejtoheni shefit tuaj për të kërkuar një ngritje page apo një ide tuajën për një projekt të madh.
“Ju largoni frikën tuaj”, tha ai. “Dëgjo, ju nuk do të jeni në një konflikt fizik, kur të shkoni të pyesni dikë për diçka, por në mendjen tuaj është gjithnjë opsioni se diçka e keqe mund të ndodhë me dhe kjo ju step e ju mban larg asaj që keni për të thënë”.
V.H/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.