Si t’i nxisni punonjësit tuaj të jenë produktivë në punë?
Sjellja dhe qëndrimi i punonjësve është shumë i rëndësishëm për suksesin e një kompanie. Nëse në ambientin e punës vihet re një formë negativiteti, atëherë të jeni të bindur se kjo ndikon drejt për së drejti edhe në produktivitetin e punonjësve tuaj. Edhe pse ruajtja e balancave është pak e vështirë, në një ambient pune është mjaft e rëndësishme. Këtu do të gjeni disa teknika se si të përmirësoni sjelljen e punonjësve tuaj në ambientin e punës.
- Caktoni një orar pushimi
Orari i pushimit është shumë i rëndësishëm në një vend pune sidomos për punonjësit që kryejnë një punë të lodhshme e plot me përgjegjësi. Një pushim i shkurtër gjatë orarit të punës shërben jo vetëm për t’u qetësuar por gjithashtu për të qenë më produktiv. Orari i pushimit gjithashtu i bën punonjësit të ndihen më komodë në vendin e punës.
- Ndani detyrat për gjithsecilin
Nëse çdo punonjësi juaj e ka mjaft të qartë se cila është detyra e tij dhe nëse detyra e tij është e ndryshme nga detyra e tjetrit kjo do t’ua lehtësonte shumë punën. Jo vetëm që debatet midis punonjësve do të eliminoheshin por nuk do të ketë pakënaqësi në lidhje me pagën që gjithsecili merr.
- Rishikoni herë pas herë punën që bëjnë dhe pagesën që marrin
Ju duhet të dini pagën e gjithsecilit prej punonjësve tuaj, në mënyrë që të dini se sa përgjegjësi ti ngarkoni secilit. Nëse dikush paguhet shumë më pak se një punonjës tjetër ju nuk mund t’ia ngarkoni atij barrën e punës.
- Vendosni objektiva
Nëse vendosni objektiva do ta keni shumë më të thjeshtë të kërkoni llogari. Gjithashtu kjo do të motivonte jo vetëm punonjësit për t’u vënë në punë por do ti shërbente edhe të gjithë organizatës.
V.H/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.