Si të shmangni falimentin e biznesit tuaj – Ndiqni këto këshilla
Bizneset hyjnë në telashe dhe ju e gjeni veten në një krizë parash. Ju nuk mund të paguani faturat tuaja, ose më keq ju luftoni shumë për të bërë pagesat tuaja.
Për ta bërë biznesin tuaj të funksionojë sërish e ju të mos fundoseni duhet të merrni disa vendime të vështira.
Këtu do të gjeni disa këshilla të vlefshme në rast se biznesi juaj është në telashe por megjithatë nëse jeni në vështirësi shumë të madhe do të ishte mirë të kontaktonit me një ekspert biznesi.
Përpiquni të mos i neglizhoni këto problem. Ndonjëherë këto situata nuk rregullohen dhe nuk ka më kthim mbrapa, por fillimisht hidhini një sy këtyre këshillave dhe shikoni nëse mund ta ndihmoni biznesin tuaj.
Sigurohuni që të keni një kontribut të ndryshueshëm pozitiv
Kjo dot të thotë se ju duhet të siguroheni që çmimi që merrni për produktin ose shërbimin tuaj e kalon atë që ju kushton për të ofruar në njësi shtesë. Nëse i çmoni konsumatorët ndryshe, analiza duhet të bëhet në nivelin e konsumatorit. Kur gjeni situata me një kontribut negativ, rrisni çmimin, ulni koston e sigurimit të njësisë shtesë ose ndaloni ofrimin e atij produkti ose shërbimi. Mund të ketë përjashtime të rralla për këtë rregull, por në përgjithësi duhet të siguroheni që po bëni para për të mbuluar kostot tuaja në çdo shitje.
Shkurtoni kostot
Për të qëndruar në biznes do t’ju duhet të reduktoni shpenzimet tuaj. Së pari eliminoni të gjitha shpenzimet diskrecionale. Për fat të keq vendimi i shkurtimit të kostove ndonjëherë arrin deri në vendimin e vështirë për të larguar njerëz nga puna ose zvogëlimin e orëve të tyre. Masat e kursimit nuk janë kurrë të lehta por nëse alternative është mbyllja e biznesit tuaj atëherë më mirë të pushoni disa se sa të jeni të detyruara t’i hiqni të gjithë për shkak të mbylljes së biznesit tuaj.
Vendosni prioritetet tuaja
Ju keni borxh më shumë para se sa keni në dispozicion. Kështu që duhet t’i jepni përparësi pagesave kryesore. Së pari paguani çdo detyrim që do t’ju mbyllë biznesin nëse nuk e bëni. Për shembull, nëse nuk paguani punonjësit tuaj, ata ka të ngjarë të largohen për të gjetur punë me punëdhënësit të cilët mund t’i paguajnë ato. Pagimi i punonjësve zakonisht është një përparësi kryesore. Gjithashtu, mendoni për ata shitës që ju furnizojnë me materialet e nevojshme. Tjetra, përcaktoni artikujt që do të rezultojnë me gjoba të mëdha. Për shembull, mos pagesa e taksave në kohë mund të sjellë gjoba masive. Shmangni këto nëse është e mundur.
Komunikoni me kreditorët
Është joshëse kur ju keni borxh para të cilat nuk mund t’i paguani. Ky është gjithmonë një gabim. Thërrisni kreditorët tuaj, shpjegojuni situatën dhe planet tuaja për mënyrën se si do e lani borxhin. Shumica e njerëzve janë të gatshëm të punojnë me ju përsëri mjafton të keni besimin se ju në fund do t’ua paguani borxhin.
V.H/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.