Si vijon situata epidemiologjike në 24 orët e fundit?
Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, situata e COVID19 në 24 orët e fundit është si vijon: Janë kryer 2,596 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë 45 qytetarë.
Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki: 11 raste në Tiranë, 6 raste në Shkodër, 4 raste Korçë, Devoll, 3 raste në Librazhd, Pogradec, 2 raste në Vlorë, Sarandë, Skrapar, 1 rast në Durrës, Fier, Elbasan, Mirditë, Tropojë, Kolonjë, Gramsh, Pustec.
Në 24 orët e fundit janë shëruar 1,050 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 121,122 që nga fillimi i epidemisë.
Aktualisht në spitalet COVID po trajtohen 86 pacientë, 7 në terapi intensive, nga të cilët 3 pacientë janë të intubuar. Me gjithë përpjekjet e stafit mjekësor betejën me COVID19 nuk e kanë fituar 3 qyetetarë: 1 qytetar nga Gjirokastra, 1 qytetar nga Shkodra, 1 qytetar nga Gramshi, të moshave 60-87 vjeç
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.