Si WhatsApp pritet të shtojë miliarda dollarë për Facebook
Facebook fitoi mbi 60 miliardë dollarë vitin e kaluar. Por kjo mund të shtojë 10 miliardë dollarë të tjerë pothuajse brenda natës. Gjatë vitit të kaluar WhatsApp ka pasur një rritje tepër të madhe të përdoruesve ku platforma sociale ka arritur të fitojnë 760 milion përdorues të rinj dhe, mundësia e saj është më e madhe. WhatsApp është një aplikacion i paprekur nga shërbimet financiare apo edhe nga reklamat gjë që mund ti sjellë një numër të lartë fitimesh.
Të ardhurat mesatare të WhatsApp vetëm nga përdoruesit, ishin mbi 7 dollarë sipas përllogaritjeve më të fundit të kompanisë. Analistët mendojnë se aplikacioni ka akoma shumë për të dhënë dhe pritet të shtohen rreth një miliardë përdorues të rinj.
Atëherë, pse Facebook e ka lënë WhatsApp pothuajse krejtësisht të pajetë, përkrah disa përpjekjeve të vogla për të lidhur bizneset dhe konsumatorët në platformë?
Kompania sapo u tërhoq nga planet për të vendosur reklama në WhatsApp, sipas raporteve të fundit nga Wall Street Journal dhe The Verge, dhe kjo mund të jetë një ide e mirë. Pasi njerëzit në të vërtetë nuk i pëlqejnë reklamat sidomos në aplikacione. Ky favor i bënë njerëzit që përdorin aplikacione të tjerë që kryejnë të njëjtin funksion por që përmbajnë reklama të përdorin WhatsApp. Rritja e përdoruesve është diçka e studiuar nga analistët ku njëkohësisht me rritjen e përdoruesve nga gjithë bota do të rritet edhe vlera e aksioneve të kompanisë. Që do të thotë se plani i Facebook për të mos mbushur aplikacionin me reklama është i mirë.
Një risi që pritet të jetë pjesë e WhatsApp në disa vende është edhe integrimi i pagesave dhe tregtisë nëpërmjet aplikacionit e cila po zhvillohet në vende me industri të lartë si SHBA-ja dhe kontinenti i Azisë.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.