Siguria ushqimore – 148 mln lekë, për vaksinimin e gjedhit
Shtohet fondi prej 148 milionë lekësh, shpenzime korrente, për vaksinimin e kafshëve të llojit gjedh kundër sëmundjes së Dermatozës Nodulare.
Këshilli i Ministrave miratoi këtë vendim për shërbimin veterinar të ndryshuar me propozim të ministrit të Bujqësisë.
Ky ndryshim i bërë në programin buxhetor 2017 synon rritjen e “Sigurisë ushqimore dhe mbrojtjen e konsumatorit”.
Ndërkohë në programin buxhetor 2017 “Zhvillimi rural duke mbështetur bujqësinë, blegtorinë, agroindustrinë dhe marketingun”, pakësohet fondi prej 148 mln lekësh, shpenzime korrente, nga skema mbështetëse për bujqësinë.
Këshilli i Ministrave ngarkon Ministrinë e Financave dhe Ministrinë e Bujqësisë, Zhvillimit Rural dhe Administrimit të ujërave për zbatimin e këtij vendimi.
Nertila Doko/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.