Siguria ushqimore – AKU gjobit subjektet që tregtojnë mishin jashtë standardeve
Autoriteti Kombëtar i Ushqimit vijon aksionin në të gjithë vendin duke penalizuar subjektet apo individët që nuk tregtojnë mishin brenda standardeve të kërkuara. Është bllokuar një furgon mallrash brenda të cilit po transportoheshin 65 kg mish jo në kushtet e duhura higjieno-sanitare. Për këtë është gjobitur drejtuesi mjetit me 300 mijë lekë si dhe është sekuestruar mishi.
Sekuestrim mishi është bërë edhe në një restorant në kryeqytet i cili ishte pa vulën përkatëse ndërkohë që subjektit i është vendosur një gjobë prej 200 mijë lekë. Sasia më e madhe e mishit të sekuestruar këtë fundjave ka qenë në një dyqan që tregton mish në Paskuqan.
Sipas AKU sasia e 198 kg mish që u sekuestrua ishte pa vulën dhe certifikatën përkatëse. Për këtë shkelje edhe subjektit tregtues ju vendos një gjobë në vlerën e 300 mijë lekëve si dhe ju sekuestruan edhe veglat e punës.
Entela Barjamaj/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.