Siguria ushqimore, AKU letër bashkëpunimi 5029 subjekteve – Problem, etiketimi i produkteve
Autoriteti Kombëtar i Ushqimit përmes një letre drejtuar organizatave përfaqësuese të subjekteve “Operator i Biznesit Ushqimor”, gjithsej 5029 subjekteve u ka kërkuar atyre të bashkëpunojnë për rritjen e sigurisë ushqimore në vend.
Etiketimi i produkteve është edhe çështja kryesore ku AKU është fokusuar në letrën e bashkëpunimit, pasi sipas saj inspektorët kanë evidentuar shumë raste të tregtimit të produkteve ushqimore pa etiketën përkatëse apo me etiketa të njëanshme jo në përputhje me aktet ligjore dhe që keq informojnë konsumatorin.
Nga të dhënat e Autoritetit, gjatë 2018 –ës janë ndëshkuar 208 subjekte për shkelje të kërkesave të etiketimit, ndërsa në 2017-ën , 91 subjekte.
Në 2018, AKU ka marrë 313 kërkesa për miratim etikete më shumë se në vitin 2017. Ka revokuar 8 produkte bulmeti të përbëra me vaj palme, e miratuar 39 të tjera si “produkt i përbërë ndryshe nga shifrat 2009 – 2017 që janë notifikuar vetëm 19 etiketa.
SCAN
Letra e plotë
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.