Siguria ushqimore dhe protokollet në sistemin arsimor – AKU vendos 16 masa administrative dhe asgjëson mbi 38 ton produkte
Trupat inspektuese të Autoritetit Kombëtar të Ushqimit kanë realizuar 314 inspektime dhe monitorime gjatë 24 orëve të fundit edhe si pjesë e Task-Forcës Anti-Covid ku përveç monitorimit të bizneseve, po vijojnë çdo ditë edhe monitorimin e të gjitha niveleve të sistemit arsimor për zbatueshmërinë e protokolleve anti-covid.
Sipas njoftimit gjatë inspektimeve janë dhënë 16 masa me paralajmërim nëpër biznese ushqimore, për mungesë të rinovimit të librezave shëndetësore, mos sistemim të produkteve në ambientet e magazinimit si dhe mungesë të planeve 3D.
Ndërkaq sipas AKU me kërkesë të vetë një subjekti është bërë asgjësimi i një sasie prej 38.1 ton produkte ushqimore me afat të kaluar përdorimi si dhe referuar Planit të Marrjes së Mostrave janë marrë 24 mostra kryesisht në monitorim të qumështit.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.