Siguria ushqimore dhe shërbimi veterinar – Çuçi: BE do të financojë 5 mln euro për projektin në Shqipëri
Bashkimi Europian do të financojë një projekt 4-vjeçar me vlerë 5 milionë eurosh në mbështetje të sigurisë ushqimore, veterinarisë dhe standardeve fitosanitare në Shqipëri.
Lajmin e ka bërë të ditur ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Bledi Çuçi, i cili priti në një takim drejtorin e Autoriteteve të Sigurisë Ushqimore në Irlandë, Ray Ellard. Në fokus të diskutimit ishte zbatimi i modelit organizativ irlandez të sigurisë ushqimore dhe shërbimit veterinar edhe në Shqipëri.
“Ministria e Bujqësisë, AKU dhe ISUV do të bashkëpunojnë ngushtësisht me këtë institucion, si dhe homologët nga Finlanda që janë pjesë e konsorciumit për zbatimin e projektit me kohëzgjatje 4-vjeçare. Ne kemi shumë për të mësuar nga historitë e tyre të suksesit dhe natyrisht nuk duhet të përsërisim dështimet.”
Ndërsa e ka cilësuar sigurionë ushqimore si një nga piroritet të ministrisë së Buqjësisë, Çuçi ëhstë shprehur më tej se ky projekt do të ndihmojë gjithashtu edhe në përafrimin e standarde ushqimore me vendet e Bashkimit Eruopian.
G.D/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.