Siguria ushqimore dhe zbatimi i protokolleve – AKU asgjëson 45 produkte dhe vendos 1 masë administrative
Trupat inspektuese të AKU-së kanë realizuar 521 inspektime dhe monitorime në kuadër të Taks-Forcës Anti-Covid gjatë 24 orëve të fundit.
Sipas njoftimit me kërkesë të vetë subjektit është bërë asgjësimi i 45 ton produkte ushqimore si dhe gjatë inspektimeve janë dhënë disa masa administrative me “paralajmërim” për rinovime të librezave shëndetësore, rinovim të analizave të ujit dhe planit 3D.
AKU bën me dije se referuar Planit të Marrjes së Mostrave, janë marrë 40 mostra për monitorim të qumështit dhe fruta -perimeve për mbetje pesticide.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.