Siguria ushqimore gjatë sezonit turistik – AKU asgjëson mbi 7 ton produkte të skaduara
Drejtoritë Rajonale të AKU- së bëjnë me dije se kanë ushtruar veprimtarinë e tyre në bazë të planit vjetor të inspektimit me bazë risku dhe mbi bazën e denoncimeve të ardhura në rrugët e komunikimit të institucionit ([email protected] / nr. Gjelbër 08007575).
Sipas njoftimit gjatë kontrolleve zyrtare në operatorët e biznesit ushqimor janë dhënë 34 masa me paralajmërim dhe këto masa janë dhënë për shkak se nuk është kryer rinovim i librezës shëndetësore të personelit, ambienti është i pa sistemuar, përdoret ujë i pa analizuar dhe për mosrealizim të detyrave të lëna në inspektimet e mëparshme.
“Janë lënë detyra për operatorët e biznesit ushqimor për përmbushjen e detyrimeve të tyre përkundrejt bazës ligjore dhe garantimit të sigurisë ushqimore ndërsa referuar Planit Vjetor të Marrjes së Mostrave me bazë risku janë marrë 9 mostra në produkte ushqimore të natyrave të ndryshme”, shkruhet në njoftim.
AKU bën me dije se gjithashtu u asgjësuan me kërkesë të vetë subjektit 7.02 ton produkte ushqimore.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.