Siguria ushqimore në kohë pandemie – AKU asgjëson mbi 3 ton produkte ushqimore dhe vendos 13 masa administrative
Autoriteti Kombëtar i Ushqimit bën me dije se ka kryer 534 inspektime dhe monitorime në të gjithë vendin gjatë 24 orëve të fundit.
Sipas njoftimit gjatë kontrolleve zyrtare për garantimin e sigurisë ushqimore në operatorë të biznesit janë dhënë 13 masa me paralajmërim përgjithësisht për rinovim të librezave shëndetësore, rinovim të analizave të ujit dhe planit DDD.
Sipas AKU referuar Planit të Marrjes së Mostrave janë marrë 36 mostra në monitorim të produktit qumësht ndërsa me kërkesë të vetë subjektit janë asgjësuar një sasi prej 3.2 ton produkte ushqimore.
AKU si pjesë e Task-Forcës njofton se po vijon me monitorimet në të gjitha kategoritë e bizneseve për zbatim të protokolleve si dhe ka kryer inspektime dhe monitorime dhe ka këshilluar 486 qytetarë për mbajtjen e maskës në zbatim të protokolleve të sigurisë.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.