Siguria ushqimore në prag festash – AKU asgjëson mbi 5 ton fruta-perime
AKU ka kryer 205 kontrolle zyrtare dhe monitorime në të gjithë vendin në: magazina ushqimore, kategori e veçantë, përpunim qumështi, pastiçeri, baxho, përpunim peshku, përpunim kafe, furrë buke, stabiliment përpunim zorrësh, etj.
Sipas njoftimit gjatë kontrolleve zyrtare sot janë dhënë 24 masa administrative me paralajmërim për aktivitet jo në përputhshmëri me kornizën ligjore dhe rregullatore të sigurisë ushqimore dhe 1 gjobë për mungesë të planit HACCP dhe gjithashtu janë bllokuar për asgjësim 5730 kg produkte fruta perime për mungesë të gjurmueshmërisë së produktit.
AKU informon se referuar Planit Vjetor të Marrjes së Mostrave me bazë risku janë marrë 42 mostra produktesh për analizim të treguesve fiziko-kimikë, mikrobiologjikë, kryesisht në produkte me origjinë shtazore dhe për mbetje pesticidesh dhe qumësht lëndë e parë.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.