Siguria ushqimore – Rama viziton fabrikën e miellit
Kryeministri, Edi Rama, vizitoi të martën një nga fabrikat e prodhimit të miellit në kryeqytet.
Kryeministri Rama tha se me ndryshimet më të fundit ligjore në Kodin Penal për abuzuesit me cilësinë e produkteve do vendoset një standard i ri për produktet ushqimore. Sipas tij, një masë shumë e rëndësishme në drejtim të rritjes së sigurisë ushqimore ka qenë ndalimi i importit të miellit me proteina nën 12%.
Kryeministri shoqërohej edhe nga ministri i Bujqësisë, Bledi Çuçi, që deklaroi se masat e reja legjislative do t’i japin fund edhe abuzimeve nga prodhuesit e vegjël në furrat e bukës.
Banorët e prekur nga projekti i Unazës së Re protestuan sërish të martën dhe tentuan t’i bllokojnë rrugën kryeministrit për te fabrika e miellit. Disa prej tyre u shoqëruan në polici.
Ersuin Shehu/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.