Sigurimi në bujqësi, siguruesit: Kërkon subvencionim nga shteti
Sigurimi i prodhimit bujqësor në Shqipëri ngelet në vlera të papërfillshme. Sekretari i përgjithshëm i Shoqatës së Siguruesve Shqiptarë, Edvin Libohova thotë se sigurimi i bujqësisë është i vështirë, sepse primet janë të larta dhe të papërballueshme për fermerët shqiptarë.
Sipas siguruesve, e vetmja zgjidhje për momentin do të ishte subvencionimi nga qeveria i këtyre produkteve të sigurimit.
Zoti Libohova thotë se zhvillimi i sigurimeve në bujqësi do t’i hapte rrugë rritjes së kreditimit nga bankat në këtë sektor.
Shoqata e Siguruesve Shqiptarë zhvilloi të mërkurën një takim me shoqatën homologe sllovene.
Ekspertët e tregut të sigurimeve në Slloveni prezantuan përvojën e këtij tregu në disa prej produkteve kryesore të sigurimit vullnetar, kryesisht të lidhura me sigurimin e shëndetit, bujqësisë dhe turizmit.
Ersuin Shehu/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.